Interi dhe Zeniti barazojnë në miqësoren e gjashtë golave

E publikuar: 22/07/2018 03:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi dhe Zenit St. Petersbourg kanë luajtur me barazim 3-3 në ndeshjen e tyre miqësore para-sezonale.

Nerazzurrët kanë barazuar në ndeshjen e tretë miqësore të zhvilluar në përgatitjet e tyre para-sezonale, pas fitores ndaj Luganos dhe humbjes nga Sioni.

Skuadra e Luciano Spallettit arriti të kalojë e para në epërsi ndaj rusëve të Zenitit me anë të Antonio Candrevas (18′), i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

Megjithatë, Zeniti arriti të kthehet në lojë me anë të Christiano Noboa (27′) që barazoi për 1-1 dhe dërgoi skuadrat në pushim me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë, me të dyja skuadrat që gjetën rrjetën edhe nga dy herë.

Përsëri ishin Nerazzurrët që shënuan të parët me anë të kapitenin Mauro Icardi (50′), që riktheu epërsinë në 2-1.

Në minutën e 64-të të ndeshjes në skenë doli Robert Mak, i cili barazoi në 2-1, ndërsa Hernani (73′) kaloi rusët në epërsi 2-3.

Epërsia e Zenitit nuk gjati shumë pasi i inkuadruari në lojë në vend të Icadit, Lautaro Martinez shënoi në minutën e 75-të për 3-3 duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes. /Telegrafi/