Inter 0-1 Bologna: Notat e lojtarëve, dëshpërojnë Brozovic dhe Candreva

E publikuar: 03/02/2019 21:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Assesi të këndellet Interi në Serie A, zikaltrit dëshpëruan duke u mundur nga Bologna me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në takim e shënoi Federico Santander në minutën e 33-të pas një goditje të bukur me kokë.

Më i miri për mysafirët ishte Erick Pulgar, i cili përveç asistimit arriti të bëjë një paraqitje fantastike.

Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Por, me notë të lartë u vlerësuan edhe Santander, Riccardo Orsolini, Danilo dhe portieri Lukasz Skorupski.

Te skuadra e Luciano Spallettit më i miri ishte Dalber, por edhe Samir Handanovic, Milan Skriniar dhe Matias Vecino.

Ata që dëshpëruan ishin Antonio Candreva dhe Marcelo Brozovic, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Inter:

Bologna:

/Telegrafi/