Intel prezantoi gjeneratën e 9-të të procesorëve Core i5, i7 dhe i9

E publikuar: 14/10/2018 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjenerata e re e procesorëve desktop nga Intel kanë mbërritur ditën e sotme.


Kompania prezantoi gjeneratën e 9-të të procesorëve përfshirë edhe modelin e ri Core i9-9900K për të cilin Intel thotë se është procesori më i mirë në botë për lojërat.

Core i9-990K ka tetë bërthama dhe 16 procese me frekuencë bazë deri në 3.6Ghz dhe turbo 5.0 Ghz.


Së bashku me procesorin e ri Core i9, Intel gjithashtu prezantoi gjeneratën e 9-të të Core i5 dhe Core i7: i7-9700K me tetë bërthama dhe tetë procese dhe frekuencë 3.6Ghz dhe Core i5-9600K me gjashtë bërthama dhe gjashtë procese dhe frekuencë 3.7Ghz.

Procesorët kanë frekuenca turbo 4.9Ghz dhe 4.6Ghz respektivisht.

Gjenerata e nëntë bazohet në arkitekturën 14nm++, një arkitekturë ende prezente që nga procesorë Broadwell të 2014-ës.

Është gjenerata e 10-të Cannon Lake e cila mbërrin vitin e ardhshëm që do të sjellë arkitekturën e re.

Porositë për gjeneratën e 9-të të proesorëve Intel fillojnë më 19 Tetor me çmime prej 488 dollarësh për Core i9-9900K, 373 dollarë për Core i7-9700K dhe 262 dollarë për Core i5-9600K.

Por Intel nuk ka harruar përdoruesit që kërkojnë performancën më të lartë të mundshme me seritë Core X.

Ashtu si gjenerata e parë e procesorë Core i9 Extreme, modeli i ri ofron 18 bërthama dhe 36 procese dhe është procesori më i fuqishëm konsumator.

Për profesionistët Intel do të shesë modelin e ri Intel Xeon W 3175X me 28 bërthama dhe frekuencë 4.3Ghz. procesori del në shitje në Dhjetor. /PCWorld Albanian