Instagram beson se ka zgjidhjen e duhur për vetëvrasjet

E publikuar: 04/02/2019 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instagram do të fshehë imazhe të cilat tregojnë vetëdëmtim tha shefi i platformës Adam Mosseri.

Funksioni i ri do të mjegullojë fotot që përmbajnë materiale ofensive derisa vetë përdoruesi të zgjedhë ti shohë vetë.

Lëvizja e fundit është pjesë e përpjekjeve të platformës për të luftuar përhapjen e imazheve të cilat përmbajnë akte të vetëvrasjes ose vetëdëmtimit.

Pak ditë më parë një 14 vjeçare Britanike i dha fund jetë së saj pasi shikoi foto me përmbajtje ofensive në Instagram dhe Pinterest.

Në udhëzimet komunitare Instagram thotë se heq postimet të cilat inkurajojnë njerëzit të dëmtojnë vetveten.

Mosseri i cili mori drejtimin e Instagram pas largimit të dy bashkëthemeluesve të kompanisë, premtoi të bënte më shumë për të mbështetur njerëzit që bijnë pre e këtyre sjelljeve ekstreme. /PCWorld Albanian