Inspektorati Policor i Kosovës përuroj “Dhomën e dëshmive” donacion nga OSBE

03.05.2019 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Inspektorati Policor i Kosovës përuroj  “Dhomën e dëshmive” donacion nga OSBE

në ndërtesën e IPK-së në Hajvali,  Inspektorati Policor i Kosovës mbajti ceremoninë e përurimit  të “Dhomës së dëshmive të IPK-së” si donacion nga OSBE.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si z. Izmi Zeka Zëvendësministër nga Ministria Punëve të Brendshme,  zëvendës ambasadori i OSBE-së z. Kilian Vahl, përfaqësues të ICITAP-it amerikan, përfaqësues të agjencive të MPB-se etj.

Gjate kësaj ceremonie të përurimit të pranishmeve me fjale rasti iu drejtuan Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së znj. Miradije Kelmendi, Zëvendësministri z. Izmi Zeka si dhe Zëvendës ambasadori I OSBE-se z. Kilian Vahl  ku paraqiten qëndrimin e përbashkët për bashkëpunim të ndërsjellë për avancimin e punës së Inspektoratit Policor të Kosovës.

Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së, znj Miradie Kelmendi, pasi falënderoj OSBE-në për donacionin ajo u shpreh edhe për rëndësinë e këtij bashkëpunimi me OSBE-në, bashkëpunim i cili daton që nga viti 2006, vit i themelimit të IPK-së.  Ajo potencoj se  “OSBE-ja ka mbështetur projektin tonë për rregullimin e kushteve teknike dhe të sigurisë për dhomën e dëshmive, e cila deri më tani i ka munguar organizatës tonë”. Znj. Kelmendi gjithashtu sigurojë edhe njëherë opinionin e gjerë publik, se jemi të përkushtuar të punojmë në drejtim të ngritjes së integritetit policor, duke realizuar një mbikëqyrje demokratike, të përgjegjshme dhe profesionale në Policinë e Kosovës.

Zëvendësministri Zeka pasi vlerësoj IPK-në si një nga Institucionet më kredibile të Kosovës, shprehu se është i bindur që me këtë donacion, puna e IPK-së do jetë akoma më profesionale, pasi që dëshmitë që sigurohen gjatë hetimeve, kanë një vend tashmë  të sigurte dhe me standarde për ruajtjen tyre.

Ndërsa zëvendës ambasadori i OSBE-se z. Kilian Vahl   shprehu se me këtë donacion sikurse edhe me aktivitetet tjera kemi synuar qëInspektorati Policor i Kosovës të ketë standardet e policive ndërkombëtare dhe në përputhje me standardet e Kodit Evropian të Etikes Policore. Z. Vahl duke shprehur rëndësinë e mbikëqyrjes së pavarur të Policisë, shprehi qëndrimin dhe gatishmërinë e OSBE-së, për të vazhduar më tej përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të IPK-së./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK