Iniesta flet për përforcimet e mundshme të Barcelonës: Klubi duhet të investojë

E publikuar: 14/12/2017 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona e ka nisur mirë këtë edicion në La Liga, ku pas 15 ndeshjeve nuk ka pësuar ende humbje.

Gjiganti katalunas ka marrë 12 fitore e tri barazime për të qëndruar në krye të La Ligas.

Edhe në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka kaluar grupin pa problem dhe tani do të përballet me Chelsean.

Por gjatë janarit, lideri aktual i La Ligës pritet të bëjë përforcime për të qenë ndër favoritët kryesor për fitimin e kampionatit dhe të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori kryesor i Barcelonës, Andres Iniesta së fundmi ka folur rreth lojtarëve që duhet t’i transferojë klubi i tij.

Ylli brazilian po kalon në një formë të lartë me Liverpoolin

Sipas numrit tetë, Barcelona duhet ta transferojë Philippe Coutinhon nga Liverpooli dhe kolumbianin e talentuar Yerry Mina që aktivizohet me Palermias.

“Coutinho dhe Mina janë të mirëpritur në klub. Mendoj se do të ishin dy përforcime shumë të mëdha për skuadrën tonë”, ka deklaruar Iniesta.

“Blerja e këtyre dy futbollistëve është shumë e vështirë, por besoj se do të ishin përforcime të mëdha”.

23-vjeçari Yerry Mina luan në rolin e mbrojtësit qendror dhe po kërkohet me ngulm nga Barcelona

“Si Mina ashtu edhe Coutinho janë mësuar me presionin të luajnë në klube të mëdha dhe mendoj se do të ishin përshtatur te Barcelona”, ka deklaruar Iniesta.

Sipas medieve spanjolle, Barcelona ka gati rreth 15 milionë euro për transferimin e Minas nga Palermias.

Ndërkohë për Philippe Coutinhon mendohet se do të shpenzohen rreth 150 milionë euro. /Telegrafi/