India dhe Kina përgatiten për luftë

E publikuar: 15/08/2017 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat ushtarake të Indisë dhe Kinës janë duke u përgatitur për një konflikt të mundshëm të armatosur, për shkak të një mosmarrëveshjeje territoriale në Himalaje, nëse nuk gjendet një zgjidhje paqësore.

Mosmarrëveshja nisi para dy muajve kur trupat indiane i konfrontuan forcat kineze që po punonin në një rrugë mbi Doklam Plateau, zonën e rëndësisë strategjike afër ku Tibeti, India dhe Bhutan takohen, për të cilat, edhe Kina edhe Bhutan – aleati i Indisë – pohojnë se janë të tyre, transmeton Express.

Kina ka kërkuar se trupat indiane të tërhiqen para se të mbajë bisedime me të, ndërsa India ka bërë thirrje për të gjitha palët të qetësohen.

South China Morning Post ka raportuar se burimet e afërta me ushtrinë kineze kanë pohuar se Ushtria Clirimare e Popullit ka plane të vendosë aeroplanë luftarakë dhe raketa strategjike kundër trupave indiane në prag të shpërthimit të konfliktit.

Ndërkohë, sot, në Ditën e Pavarësisë, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka folur për kapacitetet e vendit përball sfidave të sigurisë.

Modi nuk iu është referuar direkt mosmarrëveshjes kufitare, por ka siguruar se prioritet i Indisë është siguria./Express/