IMA zyrtarizon partneritetin me IKAF

E publikuar: 07/02/2019 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Institutin për certifikimin e Menaxherëve të Kontabilitetit – “Institute for Management of Accountants” (IMA) me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo ngjarje është publikuar edhe në faqen zyrtare të IMA-s.

IMA është organizatë lider në botë në fushën e certifikimeve të menaxherëve të kontabilitetit, me seli në SHBA.

Vlen të theksohet se IKAF dhe IMA, pak kohë më parë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi. Përmes këtij memorandumi parashihet se IKAF të jetë partner për certifikimet e IMA-s, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajonin e Ballkanit.