IKSHPK nuk “përzihet” në punët e Kuvendit, seanca mund të mbahet

E publikuar: 24/03/2020 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dërguar tashmë në Kuvendin e Kosovës një përgjigje lidhur me kërkesën që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ua dërgoi atyre dje.

Reporteri.net ka siguruar përgjigjen e IKSHPK nuk jepet ndonjë përgjigjet konkrete, mirëpo është treguar gatishmëria për të asistuar nëse vendoset që kjo seancë të mbahet. Mirëpo, aty theksohet se ky Institut nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve.

“IKSHPK nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve shtetërore. IKSHPK është i gatshëm që me ekipin e tij gjatë tërë kohës në cilindo rast të ofrojë mbështetjen me ekipet profesionale për kujdesin maksimal në aplikim të kushteve të kërkuara të domosdoshme sipas protokollit dhe udhëzimeve”, thuhet në raport.