IKSHP bënë të ditura masat e parandalimit të pneumonisë me Coronavirus

E publikuar: 28/01/2020 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka treguar masat për parandalimin e pneumonisë me Coronavirusin.

IKSH rekomandon që të shmangen kontaktet me njerëzit që vujanë nga infeksionet akute në frymëmarrje, të evitohen vendet e mbyllura, të kërkohet ndihma mjekësore në rast të paraqitjes së etheve, kollës dhe vështirësisë në frymëmarrje.
Njoftimi i plotë:

Masat e parandalimit të pneumonisë me Coronavirus!

1. Shmangni kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!

2. Lani shpesh duart me ujë e sapun 20-30 sekomda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

3. Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!

4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.

5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
6. Evitoni vendet e mbyllura dhe të mbi populuara me njerëz!

7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë temperaturë, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!