IHMK: Moti për ditën e nesërme

E publikuar: 27/06/2020 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e diel do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

“Vranësirat do të jenë të dukshme kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të Lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj preferohet që në intervali kohor prej 10-17 mundësisht të jemi të kufizuar prej rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse. Do të fryjë erë lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme” thuhet në njoftimin e IHMK-së.