IHL: 72% e kosovarëve janë të lidhur ngushtë me poezinë

E publikuar: 21/03/2015 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti për Hulumtimin e Lumturisë në Kosovë ka dalë me një raport mbi njërin prej faktorëve më kyç në arritjen e lumturisë.

Pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë dhe Ditën Ndërkombëtare të Poezisë, Instituti për Hulumtimin e Lumturisë në Kosovë, ka treguar se 72% e kosovarëve janë të lidhur ngushtë me poezinë.

“Kjo rritje e përqindjes së njerëzve të lidhur ngushtë me poezinë tregon qartë edhe tendencën pozitive të rritjes së përqindjes së njerëzve të lumtur”, thuhet në raportin e IHL-së.

Kukunews, muajin e kaluar kishte publikuar raportin e Institutit për Hulumtimin e Lumturisë në Kosovë, që tregonte sesi ky institut ka arritur të identifikojë një numër të konsiderueshëm të personave të lumtur në vend.

Ekspertja e IHL-së, Lumturie Merziu, thotë se numri i kosovarëve që janë të lidhur ngushtë me pozinë është duke u rritur dhe ka gjasa që Kosova të bëhet ndoshta shteti i parë poetik.

“Në bazë të analizës që e kemi bërë nëpërmjet rrrjeteve sociale, del se 90 për qind e kosovarëve që kanë Facebook ose kanë shkruar poezi n, ose ka postuar poezi të tjerëve. Mbi 78 për qind e kosovavrëve mesatarisht poston poezi 1 herë në muaj”, thotë Merziu.

Botimi i librave me poezi gjithashtu është një trend në rritje dhe kjo sipas Merziut tregon për një ngritje të nivelit në raportet me kosovarëve dhe poezisë.

“Kjo është tepër e rëndësishme sepse sa më shumë të lidhur me poezinë jemi një hap afër lumturisë”, tha Murtezi.