Idrizi, PDK: Abuzim dhe diskriminim në qendrën e karantinës, personat me lidhje politike po lirohen para kohe

06.05.2020 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Idrizi, PDK: Abuzim dhe diskriminim në qendrën e karantinës, personat me lidhje politike po lirohen para kohe

Partia Demokratike e Kosovës ka denoncuar një sërë rastesh të qyetarëve të riathesuar, të cilët falë librazve partiake, lidhjeve me pushtetin, apo për arsye të tjera nuk janë vendosur në karantinë por janë liruar para kohe. Këto raste flasin për një qasje abuzive, të papërgjegjshme dhe diskriminuese ndaj qytetarëve të Kosvoës.

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, në një konferencë për media ka thënë se po shkelen të drejtat e njeriut në karantinë, dhe duhet të nisin hetimet sa më parë për shkeljet.

Kjo është deklarata e plotë e saj:

Rasti tragjik i vetëvrasjes së Agon Musliut, rrethanat e dyshimta që çuan drejt kësaj ngjarje, dhe faktet e rënda të nxjerra nga mediat dy gjatë ditëve të fundit, dëshmojnë se karantinimi në Qendrën Studentore në Prishtinë i qytetarëve tanë të riatdhesuar është duke u bërë në mënyrë abuzive, të papërgjegjshme, diskriminuese dhe neglizhente.

Karantina përbën një kufizim të përkohshëm të lirisë së lëvizjes së individëve të pafajshëm që mund të jenë ekspozuar ndaj infeksionit.

Kjo do të thotë që shteti, i cili po i privon nga liria, mbart përgjegësi për këta qytetarë gjatë karantimit dhe ka obligim që t’iu garantojë trajtim të barabartë e dinjitoz, kushte të mira jetese dhe përkujdes të përshtatshëm shëndetësor.

Mirëpo tanimë nuk ka më dyshime që menaxhimi i karantinës në Qendrën Studentore nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e punëve të brendshme ka dështuar rëndë. Në Partinë Demokratike të Kosovës janë duke ardhur dita ditës informacione të reja konkrete, për trajtim selektiv e të pabarabartë të qytetarëve gjatë menaxhimit të karantinës.

Po i përmendim disa raste, gjithnjë duke ruajtur privatësinë e tyre dhe të dhënat personale.

Personi me inicialet B.H. është liruar nga detyrimi i karantinimit meqë atij është falsifikuar mosha qëllimisht në listat e udhëtarëve të riatdhesuar duke u shënuar si 70 vjecar, përderisa ai në të vërtetë është 35 vjecar.

Po ashtu, dyshohet se personi me inicialet SH.S, vajza e një biznesmeni të njohur, i cili besohet se është mbështetës e financues i Vetëvendosjes, nuk është mbajtur fare në karantinë, sic pretendohet, për shkak të lidhjeve dhe intervenimit të tij.

Një tjetër qytetar i moshës së mesme, me inicialet K.D. i ardhur nga Gjermania javën e kaluar, është liruar falë lidhejve dhe nuk ka qëndruar në karantinë.

Fatkeqësisht, lista është shumë e gjatë dhe këto janë fakte konkrete për privilegjim të militantëve politik me libreza partiake; për qytetarë që kanë evituar karantinimin duke falsifikuar të dhënat personale; duke u shitur si të sëmurë apo për të karantinuar që janë liruar fshehurazi para kohe.

Gjatë ditës së djeshme, ka pasur pakënaqësi të qytetarëve të karantinuar të cilët janë të revoltuar për kushtet e jetesës si dhe për mënyrën abuzive me të cilën shumë të qytetarë të karantinuar që kanë lidhje me pushtetin dhe Vetëvendosjen po lirohen para kohe ose po privilegjohen duke evituar karantinën.

Është për të ardhur keq që edhe pse kanë kaluar 8 javë nga fillimi i pandemisë në Kosovë, kushtet nuk janë përmirësuar, kapacitetet nuk janë shtuar ndërsa menaxhimi i karantinës është degraduar plotësisht.

Qeveria në ikje e Kosovës qëndron shumë më keq sesa vendet fqinje për sa i përket masave të karantinimit. Fqinjët tanë kanë krijuar kapacitete karantinimi që janë shumë herë më të mëdha se të Kosovës duke kontraktuar shumë hotele që ofrojnë kushte më të përshtatshme e të pranueshme për izolimin e të riatdhesuarve.

Partia Demokratike e Kosovës bën thirrje për ndaljen e menjëhershme të këtyre abuzimeve e shpërdorimeve që jo vetëm shkelin ligjin por mund edhe të rrezikojnë shëndetin publik.

Prandaj i bën thirrje prokurorisë që sa më shpejt të nis hetimet për administrimin e deritanishëm të karantinës në Qendrën Studentore. Ky hetim duhet të jetë sa më transparent, profesional dhe i pandikueshëm politikisht. Kjo bëhet e mundur kur ata që sot janë në menaxhim të karantinës si ministrat Arben Vitia dhe Xhelal Sveçla të kanë ofruar dorëheqjen duke i hapur rrugë hetimeve të këtyre padrejtësive dhe shkeljeve të drejtave të njeriut.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Veseli: Albin Kurti mashtrues, nisi reciprocitetin pasi e kuptoi nga Kushtetuesja se nuk do të jetë kryeministër

Veseli: Albin Kurti mashtrues, nisi reciprocitetin pasi e kuptoi nga Kushtetuesja se nuk do të jetë kryeministër

Thaçi: Kurti po e rrezikon Shtetin, po i vazhdon mashtrimet patriotike

Thaçi: Kurti po e rrezikon Shtetin, po i vazhdon mashtrimet patriotike

Ekspertët në Maqedoninë e V: Fondet për pandeminë të menaxhohen me kujdes

Ekspertët në Maqedoninë e V: Fondet për pandeminë të menaxhohen me kujdes

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Për masat shtesë të reciprocitetit, Kurti: Serbia ka ndërruar qasje…, i kundërvihemi me masë reciproke

Për masat shtesë të reciprocitetit, Kurti: Serbia ka ndërruar qasje…, i kundërvihemi me masë reciproke

Avdullah Hoti propozon ministrat e LDK’së, votohen pastaj në Kryesi

Avdullah Hoti propozon ministrat e LDK’së, votohen pastaj në Kryesi

Lajçak kërkon heqjen e menjëhershme të reciprocitetitP

Lajçak kërkon heqjen e menjëhershme të reciprocitetitP

Ky është vendimi i plotësuar rreth reciprocitetit me Serbinë

Ky është vendimi i plotësuar rreth reciprocitetit me Serbinë

Daçiq: S’ka dialog pa heqjen e reciprocitetit, duam kompromis por s’do pranojmë Kosovën

Daçiq: S’ka dialog pa heqjen e reciprocitetit, duam kompromis por s’do pranojmë Kosovën

Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit