ICTSlab pjesë e Institutit Python, një qendër laboratorike e certifikuar për trajnimet në gjuhën e programimit Python

E publikuar: 09/05/2019 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 2016-ën Python zëvendësoi Java si gjuha më popullore e programimit në kolegje dhe universitetet dhe që atëherë “nuk e ka kthyer kurrë kokën pas.”

Krijuar nga Guido Van Rossum dhe debutuar për herë të parë në 1991, filozofia e dizajnit të Python sillet rreth shkallës së lartë të lexueshmërisë e kodit dhe mund të ndihmojë programuesit të shkruajnë kod të pastra dhe logjike jo vetëm për projektet e vogla por edhe ato të mëdhatë.

Pas kësaj rritjeje të madhe të Python në vitet e fundit fshihen shumë arsye që nga popullariteti, tek përdorimi i Python nga kompanitë e mëdha, fuqia për të punuar me projekte nga më të ndryshme dhe të avancuara si Machine Learning dhe AI deri tek përdorimi i lirë dhe i gjerë tek institucionet e edukimit.

Qendra Laboratorike ICTSlab e cila përgatit të rinjtë për sfidat e shekullit 21, është një institucion i akredituar për të ofruar trajnime në këtë fushë dhe certifikuar nga OpenEDG Python Institute.

Si pjesë e Instituti Python, nxënësit dhe studentët që ndjekin kurset trajnimit në gjuhën e programimit Python në ICTSlab do të pajisen me certifikata të dyfishta të njohura globalisht.

Open Education and Development Group Python Institute (OpenEDG) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar për të promovuar gjuhën e programimit Python, për të trajnuar gjeneratën e re të programuesve në këtë fushë dhe mbështetur karrierat profesionale në Python. OpenEDG Python Institute ofron kurse trajnimi në çfarëdo niveli të Python nga fillestarët tek profesionistët e avancuar. Organizata ofron certifikim të institucioneve që ofrojnë trajnime në  këtë fushë.

Ky proces mjaft rigoroz ndihmon programuesit të fitojnë akses në vendet më të mira të punës dhe më të paguara në gjuhën Python. Së fundi ICTSlab ofron këtë mundësi për të gjithë programuesit që duan të certifikohen ndërkombëtarisht në këtë gjuhë.

Pse duhet të mësoni Python?

Është shumë popullor me 8.2 milionë zhvillues. Në Shtator të 2018-ës ishin 7.1 milionë zhvillues. Vitin e kaluar në SHBA njerëzit më shumë kërkuan Python sesa Kim Kardashian në internet një tregues i një interesi në rritje për programimin. Python është një prej gjuhëve të programimit me rritjen më të shpejtë. Përdoret nga emra të mëdhenj si Uber, PayPal, Google, Facebook, Instagram, Netflix, Dropbox dhe Reddit.

Përdoret intensivisht në robotikë e Arduino. Akoma edhe më rëndësishme është se sistemet e vjetra të shkruara në C dhe C++ janë të thjeshta për tu përpunuar në Python.

Python është gjuha e machine learning dhe inteligjencës artificiale IA një industri në rritje vitet e fundit. Përdoret gjerësisht tek institucionet edukimit sepse Python është një gjuhë programimi e thjeshtë dizajnuar me përshkrime të thjeshta dhe sintaksë që ka sens. Është plotësisht Open Source dhe i përshtatshëm GPL.

Zhvilluesit Python janë një prej profesioneve më të paguara në botë në veçanti në data science, machine learning dhe zhvillim uebi.

Me Python mund të bëni çdo gjë. Nuk është i lidhur thjeshtë me një gjë. Disa gjuhë programimi janë të mira në një drejtim specifik por Python është në të gjitha drejtimet. Jo vetëm që mund të krijoni aplikacione por edhe të bëni analizë të dhënash.

Python është e ardhmja e automatizimit. Numri i lartë i librarive open-source e bën zhvillimin e aplikacioneve shumë të lehtë. Për të mësuar një teknologji të re keni nevojë për një komunitet dhe miqtë janë aseti më i madh kur bëhet fjalë për mësimin e një gjuhe programimi. Komunitete si StackOverflow sjellin shumë ekspertë Python së bashku për të ndihmuar fillestarët.

Pse duhet të certifikoheni?

Me rritjen e nevojës për programues Python si dhe profesionistë të kësaj fushe, sot më shumë se kurrë më parë është e rëndësishme që të fitoni njohje të ekspertizës suaj në këtë fushë në mënyrë që të provoni aftësitë tuaja.

Një certifikatë është mjeti i parë i një rekrutuesi për tu njohur me aftësitë tuaja. Një certifikim i vlefshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht është një armë e fuqishme në garën për punësim më të mirë por edhe ekspertizë të shkallës së parë dhe një konkurrente më të fortë.

Certifikimi hap dyert drejt një pune më të mirë dhe të ardhurave më të kënaqshme. Nga ana tjetër individë të certifikuar sjellin vlerë tek një kompani apo organizatë. Për këtë arsye edhe kompanisë kanë filluar të mbështesin trajnimet dhe kurset e certifikimit për punonjësit e tyre për ti ndihmuar të avancojnë në karrierën e tyre.

Python po rritet me shpejtësi dhe po fiton shumë vëmendje. Për ato që kanë filluar ti hyjnë botës së programimit Python është gjuha me të cilën duhet të filloni. Jo vetëm që ju ndihmon të gjeni një punë me shpejtësi por edhe të ndihmojë në aftësimin tuaj profesional. Për fillestarët, pas thjeshtësisë në përdorim dhe mësim kjo duhet të jetë arsyeja tjetër më e rëndësishme për të mësuar Python.  /ICTSlab