Icardi mbërrin i pari në stërvitjen e Interit, pavarësisht raporteve të tensionuara  

E publikuar: 14/02/2019 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mauro Icardi ka arritur i pari në stërvitjen e Interit këtë mëngjes, një ditë pas heqjes së shiritit të kapitenit dhe pas largimit nga lista për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Rapid Viennas.

Gjatë ditës së mërkurë, Interi doli me një lajmërim se ka vendosur t’ia heq shiritin e kapitenit Icardit dhe t’ia japë atë portierit Samir Handanovic.

Pas këtij lajmi pati raporte të ndryshme për krisje të marrëdhënies mes sulmuesit dhe ekipit, teksa lojtari nuk është as pjesë e skuadrës për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Rapid Viennas.

Pavarësisht kësaj, Sky Sport Italia raporton se Icardi ishte i pari që mbërriti në Appiano Gentile të enjten, pikërisht në ora 08:31 për të stërvitur me shokët e tij të cilët gjithashtu nuk udhëtuan drejt Austrisë.

Icardi e ka përjetuar rëndë heqjen e shiritit të kapitenit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ky medium vazhdon të thotë se argjentinasi nuk do të gjobitet ose nuk do të përballet me ndonjë veprim disiplinor, pasi drejtuesit e kuptojnë refuzimin e tij për të luajtur në Ligën e Evropës.

Për më tepër, thuhet se ka vullnet absolut në klub për të rregulluar marrëdhëniet e tyre me sulmuesin dhe për të zgjidhur situatën.

Nga ana tjetër, Nerazzurrët nuk do të preferonin deklaratat e rregullta në shtyp të agjentit-gruas Wanda Nara, ndërsa në tavolinë nuk ka ofertë për rinovim.

Icardi ka shënuar 15 gola në 28 paraqitje për Interin këtë sezon, por ka shkuar në shtatë ndeshje të Serie A pa gjetur rrjetën. /Telegrafi/