Ibrahimovic kërkon marrëveshje të gjatë nga Milani

E publikuar: 04/11/2018 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportet vazhdojnë të përhapen se negociatat me Zlatan Ibrahimovic për një rikthim të Milanit po përparojnë mirë ditëve të fundit.

Sulmuesi suedez është nën kontratë me klubin nga Mayor League Soccer (MLS), LA Galaxy.

Megjithatë, ai mund të largohet nga MLS për në Itali muajin e ardhshëm, sepse ata klubi i tij nuk arritën të kualifikoheshin në Play-Off.

Sipas mediumeve italiane Corriere della Sera, Tuttosport dhe të tjerë, Ibra është i etur për një kthim në San Siro, ku ai shënoi 56 gola për klubin nga 2010-12.

Ibrahimovic ka treguar formë të lartë te LA Galaxy (Foto: LA Galaxy/Twitter)

Propozimi në tavolinë duket të jetë një kontratë gjashtëmujore me mundësi për një tjetër sezon të 2019-20.

Megjithatë, gazeta Tuttosport pretendon se ylli suedez po kërkon një marrëveshje të plotë 18-mujore.

Paga e Zlatan do të ishte 1.5 milionë euro në vit me pjesën tjetër të mbuluar nga sponsorët personalë.

Për Ibrahimovicin është përfolur edhe një rikthim te Manchester Unitedi apo një kalim befasues te Real Madridi. /Telegrafi/