Ibrahimovic: Inter – Milan? Le të fitojë më i miri

E publikuar: 19/10/2018 20:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zlatan Ibrahimovic nuk mund të zgjedh mes Interit dhe Milanit para derbit që do të zhvillohet mes këtyre dyjave.

Në një intervistë për Sky Sports, sulmuesi i Los Angeles Galaxy foli për derbin i njohur si Madoninna.

Ai ka luajtur me të dyja klubet në karrierën e tij të bujshme.

Ibrahimovic deklaroi se derbin e Milanos le ta fitojë ekipi më i mirë në fushë duke mos zgjedhur një skuadër të preferuar.

“Si një ish-interist dhe ish-milanist, derbi do të jetë gjithmonë një spektakël, gjithmonë i bukur për t’u parë si tifoz dhe ta luash si futbollist”.

“Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur dhe tifozët të argëtohen”.

Zlatan Ibrahimovic te Interi . (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images)

“Kush fiton? Të shohim, shpresoj të fitojë më i miri dhe ju uroj fat të mbarë të dyja ekipeve”, ka deklaruar Ibra.

Ibrahimovic ka luajtur edhe te Juventusi. /Telegrafi/