Hyseni sot udhëton për takime në SHBA

01.08.2020 08:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hyseni sot udhëton për takime në SHBA
Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, sot do të udhëtojë për në Uashington, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan, me qëllim të koordinimit rreth procesit të dialogut.

Hyseni para nisjes tha se në Bruksel po zhvillohen negociata të vështira për elementet e marrëveshjes finale e cila, sipas tij, ka për synim njohjen reciproke me Serbinë.

Ndryshe, të enjten në Bruksel, ai zhvilloi një raund tjetër bisedimesh me Serbinë në nivel ekspertësh.

Skënder Hyseni i cili është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar koordinator shtetëror për dialogun e Kosovës me Serbinë më 21 korrik.

Skënder Hyseni ka qenë ministër i parë i Punëve të Jashtme i Kosovës nga viti 2008 deri 2010, ndërsa nga viti 2014 deri në vitin 2017 ministër i Punëve të Brendshme. Ai ka qenë deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës për disa legjislatura me radhë.

Dialogu Kosovë-Serbi pas një takimi virtual më 12 korrik ka rifilluar me takime në Bruksel më 16 korrik mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas më shumë se 20 muajsh qëkur ishte ndërprerë ky proces, me arsyetimin e Serbisë se nuk mund të ketë dialog me kushte, pasi Kosova vendosi taksën ndaj mallrave serbe.Një takim tjetër në kuadër të këtij procesi është paralajmëruar në fillim të shtatorit të këtij viti./kp/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hyseni sot udhëton për takime në SHBA

Hyseni sot udhëton për takime në SHBA

Infektologu Tolaj: 20% e popullatës së Kosovës, e infektuar nga koronavirusi

Infektologu Tolaj: 20% e popullatës së Kosovës, e infektuar nga koronavirusi

Gastronomët, 600 shujta falas në ditë për mjekët që luftojnë koronavirusin

Gastronomët, 600 shujta falas në ditë për mjekët që luftojnë koronavirusin

BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19

BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19

Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të uraganit Isaias

Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të uraganit Isaias

Bajrami: Sakrifikoni edhe për këto ditë të Bajramit

Bajrami: Sakrifikoni edhe për këto ditë të Bajramit

Deputeti i PDK-së kërkon veprim urgjent: Situata me COVID-19 buzë kolapsit

Deputeti i PDK-së kërkon veprim urgjent: Situata me COVID-19 buzë kolapsit

31 vdekje për dy ditë, Kusari-Lila: Po ballafaqohemi me një realitet të paparë

31 vdekje për dy ditë, Kusari-Lila: Po ballafaqohemi me një realitet të paparë

Mjekët në Maltë kërcënojnë me grevë nëse nuk anulohen festivalet muzikore

Mjekët në Maltë kërcënojnë me grevë nëse nuk anulohen festivalet muzikore

Austria rihapë kufijtë ajrorë me Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën

Austria rihapë kufijtë ajrorë me Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën

Policia mbyll pishinat e hapura në kundërshtim me vendimet antiCOVID-19

Policia mbyll pishinat e hapura në kundërshtim me vendimet antiCOVID-19

Bie breshër me madhësinë e topit të tenisit

Bie breshër me madhësinë e topit të tenisit

Gjilani me 146 raste janë aktive, priten rezultatet edhe të 28 mostrave të reja

Gjilani me 146 raste janë aktive, priten rezultatet edhe të 28 mostrave të reja

79 raste të reja dhe tri viktima nga COVID-19 në Shqipëri

79 raste të reja dhe tri viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Osmani: 31 vdekje për dy ditë, duhet të jenë alarm për institucionet

Osmani: 31 vdekje për dy ditë, duhet të jenë alarm për institucionet

Deputeti i LDK-së thotë se në Bruksel po përgatitet zhbërja e shtetit të Kosovës

Deputeti i LDK-së thotë se në Bruksel po përgatitet zhbërja e shtetit të Kosovës