Hyseni: Nuk kam kërkuar takim me Pompeon

E publikuar: 03/08/2020 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koordinatori Shtetëror për Dialogun, Skënder Hyseni, ka sqaruar se gjatë qëndrimit në ShBA nuk ka pasur në agjendë të takohet më Sekretarin e Shtetin Mike Pompeo.

Hyseni përmes një statusi në Facebook ka thënë se shkrimi në disa medie për kinse refuzimin e takimit nga ana e Pompeot, duket e quajtur spekulim dhe qëllimkeq.

Ky është statusi i tij i plotë:

Për hir të sqarimit!!!

Po lexoj në medie se gjoja është refuzuar një takim ‘imagjinar’ i imi me Sekretarin Pompeo. Nuk ka se si te refuzohet diçka qe nuk është kërkuar. Vetem një injorant apo edhe më keq, një qellimkeq, mund te lansojë spekulime dhe të pavërteta të tilla!

E pakta që mund të them është se tingëllon vërtetë qesharake dhe skajshëm joprofesional titulli pompoz se “Pompeo refuzoka të takoj Koordiantorin shteteror per dialog” kur një takim i tillë nuk është kerkuar kurrë dhe as qe do të ishte e përshtatshme te kërkohej. Që dje kam demantuar lajmet se gjoja “pritet një taki i tillë”.

Pra, është për t’u habitur se ku zihen këto spekulime, dhe pastaj bëhen spekulime zingjirore të njëpasnjëshme. S.H.