“Hungaria është rilindur para 60 viteve”

E publikuar: 21/10/2016 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Hungarisë në Kosovë e ka shënuar 60 vjetorin e çlirimit të këtij shteti, ku u tha se viti 1956 e tërhoqi vëmendjen e gjithë botës.

Ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, Laszlo Markusz, në konferencën komemorative në përkujtim të 60-vjetorit të luftës hungareze për liri dhe Revolucionit Hungarez, tha se në atë kohë Hungaria u rilind.

“Po e shënojmë 60 vjetorin e luftës çlirimtare dhe revolucionare kundër një prej regjimeve më mizore në historinë hungareze. Pas luftës së dytë botërore siç mund ta dini okupimi nazist u krijua me okupimin e stuhisë ruse në pjesën e Evropës juglindore nga Baltiku e tutje te poshtë duke përfshirë Çekosllovakinë e deri te Republika e sotme e Moldavisë. Ne e humbëm lirinë tonë për herë të dytë brenda disa vitesh dhe okupimi ushtarak solli ndryshime të konsiderueshme nga aspekti politik. Partia komuniste hungareze që quhej partia e punës hungareze futi diktaturën e stilit stalinist në vitin 1948 dhe me këtë u shënua fundi i në demokracie shumëpartiake që kishte zgjatur diku 80 vite në Hungari. Në këto kohë të vështira, dhjetëra mijëra u burgosën dhe u keqtrajtuan, torturuan duke përfshirë edh enjë numër shumë të madh të aktivistëve komunistë”, citon kp të ketë thënë ai.
Kryeparlamentari Kadri Vesli, tha se populli hungarez u mashtrua duke u shtypur në emër të barazisë.

“Si shumë popuj tjetër përfshirë edhe popullin tim, populli hungarez ishte i ngërthyer nga kjo diktaturë. Ishin vitet më të rënda të Evropës, veçanërisht të pushtuar nga komunizmi i cili kontrollohej nga dora e hekurt e Rusisë komuniste. ..njerëzit shtypeshin në emër të lirisë e barazisë, populli hungarez ishte ndër të parët që e kuptoi këtë mashtrim dhe andaj ishte edhe ndër të parët ndoshta që u ngrit të protestonte, kundërshtonte dhe të kërkonte rikthimin e lirisë së tij. Mijëra djem e vajza hungarez, burra e gra sakrifikuan jetën e tyre për të demaskuar këtë mashtrim komunist. Ata ia arritën qëllimit”, tha ai.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, tha se një histori të tillë për çlirim e pati edhe populli i Kosovës në të kaluarën, ku shqiptarët u torturonin nga shteti jugosllavë në emër të dorëzimit të armëve e që sipas tij konincidon pikërisht me dimrin e vitit 1956.
“Për koincidencë, viti 1956 edhe për shqiptarët e Kosovës do të jetë një ndër vitet më të tmerrshme në regjimin komunist jugosllav të dominuar nga hegjemonizmi serb. Nga viti 1955 deri në vitin1966 qeveria jugosllave me iniciativën e ministrit të punëve të brendshme, serbit famëkeq, Aleksandër Rankoviqit, ndërmori operacionin e madh të pastrimit etnik të shqiptarëve me qëllim të dëbimit dhe shpërnguljes së tyre për në Turqi. Kulmi i këtij operacioni ishte dimri i viti 1956 i cilinë kujtesën e shqiptarëve njihet si viti i dorëzimit të armëve kur forcat policore të ministrit Rankoviq me pretekstin e grumbullimit të armëve ushtruan torturë jonjerëzore mbi shqiptarët që jetonin në trevat e tyre por të administruar nga krijesa artificiale që quhej Jugosllavi”, deklaroi Demolli.

Në përvjetorin e çlirimit të Hungarisë pati edhe shumë përfaqësues tjerë shtetërorë e institucional