Humb jetën 36-vjeçari shqiptar në burg, këto janë dyshimet e para

E publikuar: 10/05/2020 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën në Greqi. Sipas mediave greke për fjalë për një person të moshës 36 vjeç i cili ka humbur jetën në burgun e Trikalas.

Për shkakun e vdekjes së shqiptarit thuhet se është bërë një rrëzim i papritur që ai ka pësuar në qelinë e tij gjatë mbrëmjes së djeshme.

“Protothema” shkruan se vdekja e të burgosurit mund të ketë ardhur për shkaqe patologjike. Ai është dërguar me ambulancë në spitalin e Trikalla, por për të ishte tepër vonë.

Ndërkaq, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë qartë shkaqet./tch/