Hulumtuesit: Virusi Zika mund të transmetohet me anë të lotit dhe djersës

E publikuar: 29/09/2016 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hulumtues të universitetit Utai në Amerikë, kanë dhënë mundësinë e transmetimit të virusit Zika nëpërmjet kontakteve me lotët dhe djersën e personave të infektuar.

Revista mjekësore NewEngland thotë se personat e prekur dhe të infektuar nga virusi Zika, këtë virus mund ta transmetojnë tek të tjerë nëpërmjet lotit dhe djersës. Hulumtuesit bazohen tek një 38 vjeçar i prekur nga virusi Zika i cili në kohën kur po kujdesej për një të moshuar të infektuar po me këtë virus, nuk ka përdorur dorezat dhe virusin e ka marrë nëpërmjet lotëve dhe djersës së të moshuarit.

Më herët thuhej se virusi Zika mund të transmetohej vetëm nëpërmjet mushkonjës apo në disa rate nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Zika është zbuluar për herë të parë në vitin 1947 në Uganda. Deri më sot të prekur nga ky virus janë raportuar në 30 vende të botës. Virusi ka lidhje direkte me transformimin dhe zvogëlimin e kafkës së fëmijëve.

OBSH me qendër në Gjenevë ka paralajmëruar se virusi Zika po përhapet me shpejtësi të madhe dhe mund të prekë dhe infektojë me miliona njerëz në Amerikë. Deri tani nuk është zbuluar asnjë vaksinë apo kurë për të kuruar të prekurit nga virusi Zika.