Huawei prezantoi një anëtarë të tretë familjes Mate 20 me ekran 7.2-inç OLED

E publikuar: 17/10/2018 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fund të aktivitet të prezantimit të Mate 20 dhe Mate 20 Pro, Huawei kishte një tjetër surprizë më vete.


Huawei Mate 20 X është telefoni më i madh i mbarë linjës dhe vjen me ekran marramendës prej 7.2-inç OLED.

Telefoni ka një bateri masive prej 5,000 mAh dhe funksionon me lapsat stylus.


Me këtë produkt Huawei reklamoi performancën e lojërave dhe dizajnin e ri të ftohjes kombinuar me teknologjinë e grafinit e cila mban të gjendje optimale procesorin Kirin 980.

Mate 20 X ka 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Për tu rikthyer edhe njëherë tek aspekti i lojërave, Huawei së shpejti do të shesë një gamepad i cili lidhet në anën e majtë të telefonit.

Me këtë gamepad, Mate 20 X do të ngjajë si Nintendo Switch.

Telefoni do të shitet për 899 euro kur të dalë në shitje me 26 Tetor. /PCWorld Albanian