Huawei parakalon Apple në 2018 si prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonëve thonë analistët

E publikuar: 17/10/2017 03:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi Kinez i pajisjeve elektronike Huawei pritet të parakalojë Apple në industrinë e telefonëve inteligjentë sipas një analisti të IDC.

Në tre mujorin e dytë të këtij viti, Huawei zinte 11.3% të tregut të telefonëve duke shitur 38.5 milion njësi sipas të dhënave të IDC-së. Nga ana tjetër Apple ka shitur 41 milion iPhone dhe posedonte 12% të tregut për të njëjtën periudhë.

“Huawei sot është konkurrenti më i afërt i Apple dhe Samsung. Në të vërtetë po rritet me shpejtësi. Me shumë gjasa do të parakalojnë Apple në biznesin e telefonëve ose këtë vit ose vitin e ardhshëm,” shprehej Francisco Jeronimo, drejtor i hulumtimit për pajisjet mobile në Evropë pranë IDC-së.

“Dhe kjo është një sfidë e madhe sepse Huawei kërkon të bëhet numri 1 i industrisë. Ato po shkëlqejnë në të gjitha drejtimet jo vetëm sa i takon shitjeve por edhe vlerës të produkteve,” vijoi Ai.

Një prej arsyeve pse Jeronimo beson se Huawei mund të sfidojë Apple dhe Samsung është prezantimi i çipit të ri të inteligjencës artificiale Kirin 970.

Ky procesor përpunon funksionet e inteligjencës artificiale tek vetë pajisja dhe jo përmes cloud duke përshpejtuar procesin.

Ambiciet e kompanisë duket se janë plotësuar përpara kohe. Në Shkurt të vitit të kaluar ekzekutivi i kompanisë Richard Yu tha se shpresonte që kompania të bëhej prodhuesi numër 2 brenda tre vitesh dhe numri 1 pas 5 vitesh. /PCWorld Albanian