Huawei P30 Lite ka shijen e një flagshipi dhe çmimin e një telefoni buxhetor

E publikuar: 03/04/2019 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei vendosi zyrtarisht të lançonte variantin buxhetor të flagshipëve P30 dhe P30 Pro, modelin P30 Lite.

Telefoni i rangut të mesëm vjen me procesor Kirin 710, 4GB ose 6GB RAM, 128GB memorie dhe ekrani 6.15-inç full HD+ me rezolucion 2321×1080 piksel.

Huawei P30 Lite bën diferencën me kamerën e pasme të trefishtë. Treshja përbëhet nga një sensor kryesor 24-megapiksel me hapje f/1.8, një me kënd të gjerë 8-megapiksel f/2.4 me shikueshmëri 120 gradë dhe një sensor thellësi 2-megapiksel.

Kamera frontale përfaqësohet nga një sensor 32-megapiksel, po aq sa edhe modelet P30 dhe P30 Pro.

Varianti buxhetor i flagshipit të parë të vitit vjen me bateri 3,380 mAh dhe karikim 18-vat. Konektiviteti fizik i telefonit mban vulën USB-C. Skaner i shenjave të gishtërinjve qëndron në pjesën e pasme të telefonit i cili sjell gjithashtu një tipar të njohur për modelet Huawei për rritjen e performancës në rast nevoje, GPU Turbo 2.0.

Kompania nuk dha detaje të çmimi në Evropë por në Azi telefoni listohet për 369 dollarë për  modelin 4GB RAM me 128GB memorie të brendshme.

Çmimi është i përafërt me paraardhësin P20 Lite kur debutoi vitin e kaluar. P30 Lite do të shitet në tre ngjyra: bardhë, blu dhe të zezë. /PCWorld Albanian