Huawei Honor 5C: ekran 5.2 inç, kamera 16/8 MP, sensor për gjurmët e gishtave… për 138 dollarë

E publikuar: 01/05/2016 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei prezantoi dje një telefon të ri inteligjent të serisë Honor 5, i cili kushton më pak se 150 dollarë. Edhe pse ka një çmim të arsyeshëm, Honor 5C ka veçori shumë të mira. Ai është prodhuar i gjithi me metal. Disa nga specifikat e tij më të rëndësishme janë:

Ekran 5.2 inç IPS LCD me rezolucion 1080 pikselë
Procesor HiSilicon Kirin 650 me shpejtësi 1.7 GHz
Karta grafike Mali T830 M2 GPU
2 GB RAM
16 GB hapësirë të brendshme + kartën microSD
Kamerë të pasme 16 megapikselë dhe kamerë ballore 8 megapikselë
Bateri 3000 mAh
Lidhja LTE e kategorisë së gjashtë
Skaner të gjurmëve të gishtave
Sistemi operativ Android Marshmallow me ndërafqen Emotion UI 4.1të Huawei-t.
Kompania ka krijuar edhe një variant të këtij telefoni me rrejtin 4G, i cili kushton 154 dollarë Të dy telefonat do të dalin së shpejti në treg.