Hoxhaj paralajmëron rritje të pagave për policët

E publikuar: 31/12/2020 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar rritje të pagave për policët me ardhjen e tyre në pushtet.

Hoxhaj nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” thotë se rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme gjatë qeverisjes së PDK-së do ta bëjë Policinë e Kosovës institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni.

“Rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme, gjatë qeverisjes së PDK-së, do ta bëjë Policinë̈ e Kosovës, institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni!”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj ka shpërndarë edhe një fotografi të policisë, e ku shkruan, “Krenar me djemtë dhe vajzat tona që bartin këtë uniformë!👮♀️👮♂️🇽🇰”.

LajmeSportEkonomiShëndetësiIntevistaMagazinaTeknologjiNjoftime dhe paralajmërime
© Te gjitha te drejtat e rezervuara KosovaPress.