Hoxhaj ia kthen Mustafës: Në Facebook je ndryshe nga ai që të njohim në politikë

17.09.2020 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoxhaj ia kthen Mustafës: Në Facebook je ndryshe nga ai që të njohim në politikë

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i ka reaguar kreut të LDK-së, Isa Mustafa, i cili e akuzoi për gënjeshtër rreth Asociacionit të Komunave Serbe.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxha ka thënë se Isa Mustafa i Facebookut, është tjetër nga Isa Mustafa i politikës që e njohin. “Ky i rrjeteve sociale duket se nuk është i vërteti”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se reagimi i Mustafës është më shumë për ta mbrojtur këtë qeveri dhe kryeministrin Hoti nga kompromiset ku e kanë futur vendin, se sa vendimin e tij të 2015.

Ky është postimi i Hoxhajt:

Isa Mustafa i Facebookut, është tjetër nga Isa Mustafa i politikës që ne e njohim. Ky i rrjeteve sociale duket se nuk është i vërteti.

Në një postim sot, qenka marrë me fjalën time në Kuvendin e Kosovës, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dhe mirë ka bërë, por jo duke fyer e thënë të pavërteta!

Z. Mustafa, meqë pretendoni se jeni akademik, dhe merrni vesh nga dokumentet zyrtare, po përpiqem të ju sqaroj ne atë nivel, se bazuar në Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, ju keni pasur të drejtën e kryerjes së të gjitha vendimeve që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën dhe Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve. Prandaj, marrëveshja për jetësimin praktik të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është bërë me nënshkrimin tuaj në vitin 2015 – dhe me atë nënshkrim ka marrë fuqi akti juridik. Ju e dini, se mbi këtë bazë është trajtuar marrëveshja edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Me të drejtë, edhe ekspertët kushtetues e kanë konstatuar se Marrëveshja e Parimeve të Përgjithshme është trajtuar si “akt juridik i miratuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës”. Pra, Referimi i Parimeve në procesin e vlerësimit të kushtetutshmërisë në gjykatëështë trajtuar si “akt ligjor i miratuar nga Kryeministri i atëhershëmm Isa Mustafa”.

Me vjen keq, por z. Mustafa, faktet janë kokëforta. Frika ime dhe e qytetarëve të Kosovës këto ditë po rritet pikërisht nga përpjekja e juaj dhe e qeverisë Hoti për ta larguar çdo përgjegjësi nga Asociacioni. Si funksionar politikë, nuk duhet t’i ikni përgjegjësisë nëse vertetë mendoni se e keni bërë më të mirën për Kosovën. Situata të ngjashme, besoj ju kujtohet, kemi pasur edhe së bashku në qeveri, e veçmas për demarkacionin.

Reagimi i juaj më duket sot më shumë për ta mbrojtur këtë qeveri dhe kryeministrin Hoti nga kompromiset ku e kanë futur vendin, se sa vendimin tuaj me 2015. Edhe pse çdo herë ju kam respektuar dhe vlerësuar, z. Mustafa, unë nuk e kam në plan të bëj kompromise me të vërtetën, vetëm se kjo nuk të pëlqen ty.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Reformat e premtuara në drejtësi, shihen me skepticizëm nga ekspertët

Reformat e premtuara në drejtësi, shihen me skepticizëm nga ekspertët

Hoxhaj ia kthen Mustafës: Në Facebook je ndryshe nga ai që të njohim në politikë

Hoxhaj ia kthen Mustafës: Në Facebook je ndryshe nga ai që të njohim në politikë

​Edhe një projekt për shkollën “Adem Gllavica” në Lipjan

​Edhe një projekt për shkollën “Adem Gllavica” në Lipjan

​Hoti ironizon me VV: Iu shtimë në qeveri, por me këtë qasje kah ia keni mësyrë?

​Hoti ironizon me VV: Iu shtimë në qeveri, por me këtë qasje kah ia keni mësyrë?

​KEK dhe KESH të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik

​KEK dhe KESH të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik

A mund ta kaloni testin e CIA-s: Gjeni 10 ndryshime në këto foto

A mund ta kaloni testin e CIA-s: Gjeni 10 ndryshime në këto foto

Nigeri: Fyen Allahun, 13-vjeçari dënohet me dhjetë vjet burg

Nigeri: Fyen Allahun, 13-vjeçari dënohet me dhjetë vjet burg

Lajçak tregon temat për të cilat u diskutua sot në Bruksel

Lajçak tregon temat për të cilat u diskutua sot në Bruksel

Ismaili: Duke e bërë hisedar të Ujmanit, Hoti ia hapi derën Serbisë për ndarjen e resurseve të Kosovës

Ismaili: Duke e bërë hisedar të Ujmanit, Hoti ia hapi derën Serbisë për ndarjen e resurseve të Kosovës

​Isa Mustafa: Pse ka nevojë Enver Hoxhaj të gënjejë nga foltorja e Kuvendit?!

​Isa Mustafa: Pse ka nevojë Enver Hoxhaj të gënjejë nga foltorja e Kuvendit?!

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

Hoxhaj: Nëse ju mendoni që kjo qeveri ka negociuar në Uashington, e keni gabim

Hoxhaj: Nëse ju mendoni që kjo qeveri ka negociuar në Uashington, e keni gabim

VV thotë se Kosova nuk fitoi asgjë në Uashington

VV thotë se Kosova nuk fitoi asgjë në Uashington

LDK tani pajtohet me minishengenin, Gashi thotë se Kosova duhet të hyjë aty si shtet

LDK tani pajtohet me minishengenin, Gashi thotë se Kosova duhet të hyjë aty si shtet

Hoti, deputetëve: Nuk ka dhe nuk do të ketë dialog teknik me Serbinë

Hoti, deputetëve: Nuk ka dhe nuk do të ketë dialog teknik me Serbinë

Kurti: Ujmani është toka jonë, nuk i ka takuar kurrë Serbisë

Kurti: Ujmani është toka jonë, nuk i ka takuar kurrë Serbisë