Hoxhaj i përgjigjet Vuqiçit për FSK’në

E publikuar: 04/12/2018 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqic, lidhur me deklaratat e tij për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se transformimi në Ushtri është i pandalshëm.

“Narrativi i rrejshëm i Vuqicit për të krijuar frikë në Ballkan është i gabuar dhe i rrezikshëm. Transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur është proces i pandalshëm. Kërcënimi më i madh ndaj paqes në rajon vjen nga militarizimi i Serbisë me arsenal rus”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Tëiter.