Hoxhaj falënderon NATO’n për mbështetjen ndaj ushtrisë së Kosovës

E publikuar: 14/03/2019 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-së – NALT, Uëe Becker, me të cilin kanë diskutuar për sigurinë dhe cështjet politike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Hoxhaj ka falënderuar NATO-në për mbështetjen dhënë ushtrisë së Kosovës. Ai tha se Kosova është e përkushtuar për vazhdim të bashkëpunim me këtë organizatë, ndërkohë që punon për t’u bërë pjesë e familjes euro-atlantike.

“Shkëmbim shumë i mirë me Uëe Becker, drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-së – NALT, për sigurinë dhe cështjet politike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. U jemi shumë mirënjohës për mbështetjen ndaj ushtrisë së Kosovës ndërsa jemi të përkushtuar ta vazhdojmë bashkëpunimin me NATO-në, ndërkohë që punojmë për t’u bërë pjesë e familjes euro-atlantike”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.