Hoti: I vetmi sukses në Raportin e Komisionit Evropian është Demarkacioni që u miratua falë LDK-së

E publikuar: 20/04/2018 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për raportin e BE-së për Kosovën, tha se i vetmi sukses që është shënuar në këtë raport është ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, e që, sipas tij, u miratua falë angazhimit të LDK-së
Hoti tha se raporti thekson edhe tendencën për t’iu ikur obligimeve ndërshtetërore.

“Te kriteret politike të këtij Raporti, derisa ai i vitit 2016 e përmend polarizimin mes Qeverisë dhe opozitës, që është normale në fakt raporti i fundit vë në dukje polarizimin brenda vetë koalicionit qeverisës dhe brishtësinë e koalicionit, i cili tanimë ka humbur dhe shumicën e thjeshtë”, tha Hoti.

Hoti tha se raporti thekson se Qeveria ka dështuar të adresojë rekomandimet e dhëna gjatë vitit 2016, që tregon një mungesë serioziteti përballë këtyre obligimeve ndërkombëtare./Express/