Hoti: Veprimet e sotme të deputetëve nuk do t`na ndalin të votojmë për marrëveshjen

E publikuar: 21/03/2018 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të LDK-së ka deklaruar se hedhja e gazit lotsjellës është fatkeqësi për vendin.

Por thotë se as këto veprime nuk i ndalin deputetët që të votojnë këtë marrëveshje.

“LDK është e vendosur që sot të marrë fund çështja e Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo punë duhet të marrë fund sot, nuk do të dorëzohemi para kërcënimeve të tilla”, tha ai./insajderi/