Hoti takim me QUINT: I vendosur për fuqizimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit

E publikuar: 26/10/2020 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin special të BE-së, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në një komunikatë për media thuhet se kryeministri Hoti u shpreh i vendosur për të fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar së bashku në këtë drejtim me qeveritë e vendeve anëtare të QUINT-it.