Hoti reagon për vdekjen tragjike të dy fëmijëve në Milloshevë të Obiliqit

E publikuar: 16/06/2020 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas ngjarjes tragjikë që ndodhi sot në Milloshevë të Obiliqit, ku dy fëmijë humbën jetën tragjikisht në liqen.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti u ka shprehur ngushëllime dy familjeve Tërbunja dhe Salihu.

Siç ka shkruar Hoti, vdekja e dy fëmijëve është humbje për të gjithë Kosovën./FrontOnline/

Postimi i plotë:

Të nderuara familja Tërbunja dhe Salihu,

Me dhembje të thellë mora lajmin tragjik për humbjen e jetës së më të dashurve tuaj. Humbja e secilës jetë na bënë të mërzitemi, e veçanërisht e fëmijëve. Vdekja e tyre është humbje për ju, miqtë tuaj dhe gjithë vendin.

Ju lutem që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër timin, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta!

Sinqerisht,
Avdullah Hoti,
Kryeministër i Republikës së Kosovës.