Hoti: Nuk do të dorëzohemi përballë militantëve të Facebook’ut

14.01.2021 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoti: Nuk do të dorëzohemi përballë militantëve të Facebook’ut

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, tha të enjten gjatë takimi me strukturat e kësaj partie në Gjilan, se LDK e ka për obligim që mos të lejoj shoqërinë kosovare të gjunjëzohet para militantëve të dhunshëm të Facebook-ut.

“Mbi të gjitha duhet të sigurohemi që në Kosovë të mbizotërojë kultura demokratike, që intelektualët e këtij vendi mos të dorëzohen, që politikanët e ndershëm të këtij vendi të mos dorëzohen, djem dhe vajza të reja të mos dorëzohen para militantëve të Facebook-ut që janë të dhunshëm edhe verbalisht edhe fizikisht”, tha Hoti.

Duke folur për qeverisjen 7 mujore, ai potencoi faktin se kjo ka qenë qeverisja më e vështirë që nga paslufta, pasi ka pasur sfida shumë të rënda, duke përfshirë pandeminë, situatën ekonomike, situatën e krijuar me arrestimet nga Gjykata Speciale dhe raportet e rrënuara me bashkësinë ndërkombëtare.

“Ne kemi arritur që të gjitha këto sfida ti menaxhojmë me sukses. Nuk kemi dështuar në asnjërën prej tyre”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

Sipas tij fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë ndër fushatat më të rënda që kanë ndodhur në Kosovë.

“Unë do të doja që ta bënim një garë politike, në studiot televizive bashkë me kandidatët e partive tjera që janë në garë për kryeministër, me i krahasu politikat e secilit subjekt, sepse kështu bëhet gara në një shtet demokratik. Por jo s’mund ta bëjmë këtë garë në këtë mënyrë sepse kemi të bëjmë me njerëz që nuk janë politikisht kundër LDK-së por janë kundër shtetit të Kosovës. Këta që i kemi përballë nuk janë kundërshtarë politik janë kundërshtar të shtetit të Kosovës, prandaj është mision për ne dhe njerëzit e LDK-së që të gjithë së bashku të angazhohemi, jo vetëm për LDK-në dhe vizionin e saj, por për ta ruajtur këtë shoqëri dhe për ta ruajtur demokracinë në këtë shoqëri dhe për ta ruajtur kursin perëndimor të kësaj shoqërie”, tha Hoti.

Ai bëri thirrje për mobilizim të strukturave dhe elektoratit të LDK-së për të ruajtur shtetin e Kosovës.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Dritan Abazoviqi merret në pyetje nga policia

Dritan Abazoviqi merret në pyetje nga policia

Ritmi i vaksinimit: Shqipëria e para, Kosova e parafundit

Ritmi i vaksinimit: Shqipëria e para, Kosova e parafundit

Mediat austriake: Qeveria Kurti u është sulur mediave, dëshiron ta mbyllë RTK-në

Mediat austriake: Qeveria Kurti u është sulur mediave, dëshiron ta mbyllë RTK-në

Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Përgatitet padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Përgatitet padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Gastronomët protestojnë kundër masave në Maqedoninë e V.

Gastronomët protestojnë kundër masave në Maqedoninë e V.

Sveçla takohet me Orlandon, flasin për luftimin e krimit të organizuar

Sveçla takohet me Orlandon, flasin për luftimin e krimit të organizuar

Sindikata kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së

Sindikata kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së

Shqipëria siguron nga BE edhe 145 mijë doza të vaksinës Pfizer

Shqipëria siguron nga BE edhe 145 mijë doza të vaksinës Pfizer

Ministri gjerman: Vaksinat për Ballkanin Perëndimor janë dëshmi solidariteti

Ministri gjerman: Vaksinat për Ballkanin Perëndimor janë dëshmi solidariteti

Osmani në takim me Abbott: Orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO

Osmani në takim me Abbott: Orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO

Merret vendim për organizimin e mësimit plotësues në arsimin parauniversitar

Merret vendim për organizimin e mësimit plotësues në arsimin parauniversitar

14 viktima dhe 442 raste të reja me COVID-19

14 viktima dhe 442 raste të reja me COVID-19

Organizohet Forumi i III-të Biznesor me Greqinë, me fokus sektorin e energjisë

Organizohet Forumi i III-të Biznesor me Greqinë, me fokus sektorin e energjisë

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës

Të hënën Kuvendi mbanë seancë për vaksinat

Të hënën Kuvendi mbanë seancë për vaksinat