Hoti: Në muajt e parë të qeverisjes e zgjidhim demarkacionin

E publikuar: 31/05/2017 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi do të zgjidhet brenda disa muajsh në krye me të në Qeveri. Hoti është shprehur se për këtë çështje do të inovolvohen të gjithë akterët politikë në Kosovë, e edhe opozita.
Avdullah Hoti tutje është shprehur se konsensusi politik do t’i jap fund çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne kemi vendime të mëdha që duhet të merren në institucionet e vendit. Qeveria jonë si koalicion është mjaftë i qartë. Ne zotohemi që do të jemi të suksesshëm. Do të mbrohet çdo metër katror i çdo metër të Kosovës. Në do t’i involvojmë të gjithë akterët politikë në zgjidhjen e këtij problemi”, ka thënë Hoti në një tryezë të organizuar nga Lëvizja Fol.
Megjithatë ai e vlerëson si të vështirë çështjen e demarkimit.

“Është temë e vështirë, lidhet me liberalizimin e vizave. Por në muajt e parë do ta gjejmë zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ne do t’i involvojmë të gjithë për ta dhënë fjalën e tyre sa i përket kësaj çështjeje. Ka disa raporte që i japin konkluzionet e tyre rreth kësaj çështjeje”, ka thënë ai.

E ndërkohë sa i përket çështjes së dialogu me Serbinë, kandidati për kryeministër nga koalicioni, LDK-AKR-Alternativa, është shprehur se ai do të udhëhiqet nga kryeministri. Thotë se do të caktohet një afat kohor se kur do të përfundojë.

“Dialogu duhet të udhëhiqet nga kryeministri i vendit. Duhet të vendose afat kohor se kur duhet të përfundoj ky proces”, ka thënë tutje ai. /GazetaExpress/