Dorëzohet Hoti ia delegon Thaçit përfaqësimin e Kosovës në negociata

05.06.2020 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dorëzohet Hoti ia delegon Thaçit përfaqësimin e Kosovës në negociata

Atë që e kërkonte presidenti Hashim Thaçi, ia ka ofruar Qeveria e Avdullah Hotit, që në ditën e dytë të punës së saj. Kreu i shtetit do të jetë autoriteti që do ta përfaqësojë Kosovën në negociatat me Serbinë.

Njeriut, që është parë si kumbara i formimit të pushtetit të ri ekzekutiv, ky rol i është njohur në Programin qeveritar, i cili është miratuar sot, raporton KOHA.

“Palë negociuese në dialog do të jetë Qeveria, e cila i përgjigjet Kuvendit, ndërkaq presidenti e përfaqëson vendin në bazë të kompetencave kushtetuese”, thuhet në kapitullin e shtatë të Programit, në të cilin trajtohet dialogu Kosovë-Serbi.

Dokumenti i siguruar nga KOHA ka gjithsej 58 faqe dhe vetëm në këtë pikë e përmend rolin e presidentit.

Pikërisht mungesa e gatishmërisë së ish-kryeministrit Albin Kurti që të pranojë një peshë të këtillë të Thaçit në dialog, bëri që qeveria e tij të rrëzohej. Hoti ishte numri dy në Qeverinë Kurti. E në programin qeverisës, që e kishin bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, nuk i njihej presidentit ndonjë rol në negociatat me Serbinë. Madje, presidenti nuk përmendej kurrkund në dokument.

“Dialogu me Serbinë udhëhiqet nga kryeministri mbi bazën e mandatit kushtetues, i cili raporton në Kuvend në baza të rregullta për procesin e dialogut”, thuhej në pikën 12 të Programit të Qeverisë Kurti.

Megjithëkëtë, në dokumentin udhërrëfyes të Qeverisë së re jepet zotimi për të mos e pranuar si zgjidhje opsionin që prej dy vjetësh e ka proklamuar Thaçi – “korrigjimin e kufijve”, e që konsiderohet si eufemizëm për shkëmbimin e territoreve.

“Subjektiviteti shtetëror i Kosovës është përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Andaj, territori i Republikës së Kosovës është një dhe i pandashëm dhe asnjë institucion nuk ka mandat të negociojë për territorin, sovranitetin dhe integritetin territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në Programin e Qeverisë Hoti.

Mbështetur në Program, para fillimit të dialogut, do të përgatitet platforma për këtë proces, e në të cilën do të specifikohen objektivat që duhet të arrihen me marrëveshjen përfundimtare, çështjet të cilat duhet të përfshihen, si dhe raportimi dhe transparenca gjatë procesit të arritjes së marrëveshjes.

Përderisa kreu i shtetit kërkon që qendra e dialogut të zhvendoset në Washington, Qeveria ka theksuar në Programin e saj se e vlerëson rolin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të pandashëm, për suksesin e procesit të negociatave Kosovë-Serbi, si dhe për zbatimin e marrëveshjes eventuale.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vuçiq e pyet Hotin a di serbisht, shikoni si përgjigjet Kryeministri i Kosovës

Vuçiq e pyet Hotin a di serbisht, shikoni si përgjigjet Kryeministri i Kosovës

Blerim Latifi ka dy fjalë për xhaminë që po ndërtohet në Prishtinë

Blerim Latifi ka dy fjalë për xhaminë që po ndërtohet në Prishtinë

Vdes një polic nga Coronavirusi

Vdes një polic nga Coronavirusi

Baton Haxhiu thotë se PDK duhet të futet në Qeveri

Baton Haxhiu thotë se PDK duhet të futet në Qeveri

Lladrovci: “Unë dhe Trump jemi si të njëjtë”

Lladrovci: “Unë dhe Trump jemi si të njëjtë”

Thaçi: Unë e përfundova dëshminë, nëse gjykatësi dhe prokurori janë të paanshëm përfundimi është se s’kam kryer krime

Thaçi: Unë e përfundova dëshminë, nëse gjykatësi dhe prokurori janë të paanshëm përfundimi është se s’kam kryer krime

Matoshi: Kosova notë proteste Brukselit, Komisioneri për Zgjerim duhet ta sqarojë skandalin në Ambasadën e Serbisë

Matoshi: Kosova notë proteste Brukselit, Komisioneri për Zgjerim duhet ta sqarojë skandalin në Ambasadën e Serbisë

Lajçak tregon për temat që u biseduan në takimin Hoti-Vuçiq

Lajçak tregon për temat që u biseduan në takimin Hoti-Vuçiq

​Hoti pas takimit me Vuçiqin: Kishte progres rreth njohjes reciproke

​Hoti pas takimit me Vuçiqin: Kishte progres rreth njohjes reciproke

Jashari publikon projektin e qeshmes publike në Skenderaj

Jashari publikon projektin e qeshmes publike në Skenderaj

Gastronomët e Gjakovës ofrojnë shujta falas për mjekët kujdestarë

Gastronomët e Gjakovës ofrojnë shujta falas për mjekët kujdestarë

Gjilani pret rezultatet e Covid-19 për 72 persona

Gjilani pret rezultatet e Covid-19 për 72 persona

Rukiqi: Qeveria t`i kompensojë bizneset për dëmet që u janë shkaktuar

Rukiqi: Qeveria t`i kompensojë bizneset për dëmet që u janë shkaktuar

​Ahmeti: Të hënën fillojmë me testimet serologjike për COVID

​Ahmeti: Të hënën fillojmë me testimet serologjike për COVID

Hoti: vetmja zgjidhje është njohja reciproke në mes Kosovës e Serbisë

Hoti: vetmja zgjidhje është njohja reciproke në mes Kosovës e Serbisë

​Qytetarët sërish në Hagë në mbështetje të Thaçit (Foto)

​Qytetarët sërish në Hagë në mbështetje të Thaçit (Foto)