Hoti flet me këshilltarin e Macronit, nuk përmendet Samiti i Parisit

E publikuar: 08/06/2020 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Kryeministrit njofton se Avdullah Hoti ka biseduar sot në telefon me këshilltarin e presidentit francez, Emmanuel Macron. Nuk përmendet të kenë biseduar rreth mbajtjes së Samitit të Parisit, ndërsa Emmanuel Bonne thekson mbështetjen e dialogut të Kosovës me Serbinë.

Sipas njoftimin të ZKM-së, Bonne e ka përgëzuar Hotin, që u zgjodh kryeministër i Kosovës pesë ditë më parë.

“Me këtë rast, z. Bonne, duke e përgëzuar Kryeministrin Hoti për detyrën e re, tha se Franca i mbështet përpjekjet e Qeverisës së Kosovës për reformat demokratike, luftimin e korrupsionit dhe pasojave të pandemisë COVID- 19”.

Franca i ka dhënë mbështetje kryeministrit Hoti për dialogun me Serbinë.

“Duke i potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme që ekzistojnë në mes dy vendeve tona, z. Emmanuel Bonne tha se Franca e mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, përfundon njoftimi i ZKM-së.