Hoti dhe Bajrami bisedojnë me presidentin e BERZH-it

E publikuar: 22/06/2020 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, biseduan sot me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti.

Hoti dhe Bajrami e falënderuan Chakrabartin për përkrahjen e vazhdueshme të BERZH-it për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në kredinë emergjente për likuidet me vlerë prej 30 milionë eurosh, si dhe për mbështetjen e projekteve të kompanive rajonale, mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Gjatë këtij bashkëbisedimi, kryeministri Hoti tha se takimet e kësaj jave në Wshington dhe në Bruksel do të përqendrohen kryesisht në integrimin ekonomik rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ministrja Bajrami paraqiti prioritetet e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit ” – njofton Qeveria e Kosovës përcjell Klan Kosova.