Holanda merr kryesimin e Bashkimit Evropian

E publikuar: 01/01/2016 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesimin rotativ të Bashkimit Evropian Holanda sot e merr ngas Luksemburgu, ndërsa e dorëzon te Sllovakia më 1 korrik e cila stafetën ia jep Maltës më 1 janar 2017.

Haga për herë të 12-të është në kryesim të BE-së, por kësaj radhe në kohën kur Evropa po ballafaqohet me sfida të mëdha sigurie dhe me krizën më të rëndë të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Koha.net.

Duke paralajmëruar parimet e kryesimit me Këshillin e Evropës, shefi i diplomacisë holandeze Bert Koenders (në foto) ka thënë se Haga do t’iu përkushtohet çështjeve thelbësore të BE-së, rritës ekonomike dhe ngritjes së punësisë, e qëllimi do të jetë lidhja më e madhe e qytetarëve dhe e shoqërisë civile me Brukselin.

“Holanda merr kryesimin në momentin kur opinioni nuk i përkrah pa rezervë vendimet e BE-së. Pas sulmeve në Francë dhe pas valës së refugjatëve e migrantëve, BE është në një test serioz”, ka thënë Koenders.

Zgjerimi i BE-së në vende e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, Evropian nuk është prioritet i kryesimit holandez.