Hitzfeld tregon formulën si të ndalet Neymari: Behrami dhe të tjerët kanë aftësinë të fitojnë

E publikuar: 17/06/2018 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, thotë se një ndeshje hapëse e kampionatit ndaj Brazilit është e mirë se ardhur për kombëtaren helvete.

Hitzfled në një intervistë për Blick ka treguar edhe taktikën që do të përdorë Zvicra për të ndalur Brazilin.

Ai po ashtu beson se Zvicra i ka të gjitha kapacitetet për ta befasuar Brazilin.

“Nuk ka gjë më të bukur për zviceranët që të luajnë ndeshjen e parë ndaj një ekipi të tillë. Ne jemi jofavoritë në këtë duel. Por, këta djem kanë gjithçka për të mposhtur këtë kundërshtar dhe për të arritur një befasi. Ekipi duhet që të jetë i bashkuar dhe të luajnë sikur së fundmi. Barazimi ndaj Spanjës për mua është ndeshja e përkryer që duhet të ekzekutohet këtu”.

Valon Behrami

“Ndaj Selecaos me futbollistët e shkëlqyer që i ka, që luajnë në kampionatet elitare është gjithnjë vështirë. Të gjithë janë lojtarë vendimtarë për ekipet e tyre. Jo vetëm Neymari. Zvicra e ka taktikën “Taktika 4-N” që është e planifikuar. Kështu e kuptova nga deklarata e Behramit dhe trjnerit. Jo vetëm Neymari, Brazili nuk është vetëm Neymari. Te Brazili ka më shumë se vetëm Neymari”.

“Neymari është një prej tri lojtarëve më të mir në botë që ka kreativitet, që ka driblimin dhe së fundmi e ka forcuar shumë edhe finalizimin. Është lojtar i rrezikshëm për gol në secilin moment. Nëse ai do të ketë raste, Brazili do të ketë gola”.

“Për ta ndalur Brazilin, vjen në pyetje N-ja e katërt. N që i them unë Netz (rrjeta). Duhet të bëhet një lloj rrjete për ta shpërqëndruar Neymarin dhe për ta penguar që të depërtojë. Për të realizuar këtë duhet disiplinë e madhe taktike nga trajneri dhe secili lojtar. Shumë disiplinë, shumë përqëndrim. Mesfusha vazhdimisht duhet që të pengojë dhe të bëjë presion. Përndryshe do ta fusin veten në presion. Nën presion të pa parë”.

“Zvicra e ka menduar përballjen ndaj Brazilit kur luajti ndaj Spanjës. Shumë rrallë ka ndodhur që një skuadër e Spanjës të ketë aq pak raste në shtëpi, e të shënojë vetëm një gol. Zvicra aty tregoi një pasqyrë të një paraqitje ideale për këtë Botëror”, deklaroi Otmar Hitzfeld.

Brazili dhe Zvicra përballen në Rostov nga ora 20:00. /Telegrafi/