Hiqet fotografia e Thaçit nga vendi i Osmanit në Kuvend

E publikuar: 13/02/2020 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, sot vendosi fotografinë e ish-shefit të tij të partisë dhe presidentit aktual Hashim Thaçit, prapa ulëses së kryeparlamentares Vjosa Osmanit.

Ky veprim pasoi pas heqjes së fotografisë së Thaçit nga Osmani në zyrën e saj dhe vendosjen e presidentin të ndjerë, Ibrahim Rugova, njofton Klan Kosova.

Por, tani pak para se të fillojë seanca e paralajmëruar për orën 15:00 është hequr sërish fotografia e Thaçit nga Kuvendi.