Higuain falënderon tifozët për përkrahje

E publikuar: 17/10/2017 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gonzalo Higuain ka thënë një mesazh për të gjithë tifozët e Juventusit.

Il Pipita ka falënderuar të gjithë ata që po e mbështesin Zonjën e Vjetër në këtë kohë të vështirë.

“Dua vetëm të falënderojë tifozët e Juventusit, të cilët kanë treguar gjithmonë vetëm dashuri”.

“Meritojnë respekt pasi të duan në momente të mira, por më shumë në ato të vështira”.

“Për të fituar kemi nevojë edhe për ju, mos e harroni”, ka thënë Higuain.

Juve renditet aktualisht në vendin e katër në Serie A me 19 pikë, pesë më pak se Napoli në vendin e parë.

Në këtë sezon Higuain ka shënuar tre gola dhe ka asistuar dy herë.

Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual është ndaj Udinese. /Telegrafi/