Hidhet shorti për çerekfinalet e EFL Cup

E publikuar: 31/10/2018 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi tani kanë përfunduar shumica e ndeshjeve të 1/8 e finales së EFL Cup, është hedhur edhe shorti për fazën tjetër.

Kampionët aktual, Manchester City, në rast se fitojnë të enjten ndaj Fulhamit do të luajnë me fituesin Leicester-Southampton.

Chelsea e Maurizio Sarrit do të luajë kundër Bournemouth, kurse Middlesbrough ndaj Burtonit.

Përballja e shumë pritur në çerekfinale të kësaj gare është ajo mes Arsenalit dhe Tottenhamit.

Më së shumti EFL Cup ka Liverpooli (tetë) që është eliminuar tashmë.

Pas Reds vijnë Manchester Unitedi, Aston Villa, Chelsea dhe Man City me nga pesë kupa.

Tottenhami e ka fituar katër herë, kurse Arsenali dy herë, por vlen të theksohet se Topçinjët janë skuadra me më shumti finale të humbura (gjashtë). /Telegrafi/