Hetuesi kryesor e konfirmon se një trup është gjetur me rrënojat e aeroplanit të Sala, por nuk është identifikuar

E publikuar: 05/02/2019 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje (e hënë) u konfirmua nga AAIB (Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore) se me mbetjet e aeroplanit në shtratin e detit në English Channel është edhe një trup.

Këtë më pas e ka konfirmuar edhe hetuesi kryesor i kërkimeve private të filluara nga familja, por ai ka njoftuar se ende trupi nuk është identifikuar se a është i Emiliano Salas apo i pilotit David Ibbotson.

“Trupi nuk është identifikuar. Unë nuk e kamë parë. Anija tjetër ka kamera që mund të shikonin mbetjet. Por, as AAIB nuk ka arritur ende të identifikojë se i kujt është trupi”, ka thënë David Mearns shkruan Mirror.

Një pjesë e aeroplanit (Foto: AAIB/SWNS)

Aeroplani u zhduk nga radarët me 21 janar, ndërsa në bord ishin vetëm lojtari dhe piloti. Ata po udhëtonin nga Nantes (Francë) drejt Cardiffit (Uells) në mënyrë që Sala t’i bashkohej skuadrës së re pas transferimit prej 16.2 milionë eurosh.

Hetuesi Mearns gjatë ditës së hënë ka treguar disa detaje tjera, një nga ato më interesantet ishte se ai është befasuar nga mënyra se si është gjendja e aeroplanit në fund të detit. Të gjithë kanë pritur që mbetjet të jenë të ndara në shumë pjesë dhe të dëmtuar, por ka ndodhur e kundërta.

Me 21 shkurt AAIB pritet të dal me një raport të detajuar, deri atëherë qëllimi është të zbardhet rasti dhe të largohen të gjitha pikëpyetjet.

Hetuesit dhe ekipet e tyre janë në kontakt të drejtpërdrejt me familjet, por edhe policisë pasi rasti është i ndjeshëm. /Telegrafi/

Anija që bëri të mundur gjetjen e mbetjeve të aeroplanit: