Haziri tregon se si Rugova e zgjodhi Bajram Rexhepin për kryeministër nga PDK-ja

E publikuar: 05/07/2018 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kujtuar kohën kur LDK-së, sipas tij, iu desh të bënte kompromis me postin e kryeministrit me Partinë Demokratike të Kosovës.
Meqë nuk e donte Hashim Thaçin, presidenti i atëhershëm, Ibrahim Rugova, kishte kërkuar më shumë propozime nga PDK’ja.

“Ishin pesë emra dhe presidenti Rugova nuk filloi t’i lexonte prej një deri te pesë po prej pesë. I fundit ishte Bajram Rexhepi, atë e zgjodhi”, ka thënë Haziri në KTV, duke përmendur se kjo u bë me qëllim që leximi i emrave mos të vazhdonte fare deri të numri një, e që ishte, Hashim Thaçi.

Kjo ishte qeveria e parë në të cilën Lidhja Demokratike bashkë-qeverisi me Partinë Demokratike.