Haziri nga Gjilani kritikon Qeverinë aktuale e thotë se “LDK i dha Republikës formë, besim dhe shpresë”

15.03.2019 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haziri nga Gjilani kritikon Qeverinë aktuale e thotë se “LDK i dha Republikës formë, besim dhe shpresë”

Me një manifestim madhështor, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka shënuar 29–vjetorin e themelimit, në të cilin pos kryetarit të degës dhe nënkryetarit në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë edhe përfaqësues të partisë në nivel lokal dhe atë qendror dhe djali i presidentit Rugova, Uka.

Kryetari i Degës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se këtë meritë të sukseseve të partisë ia atribuon themeluesve të saj.

“Krejt këtë suksese dhe meritë deri sot ia atribuojë themeluesve të parë. Ne në Gjilan nuk e kemi lëshuar asnjëherë rreshtin e madh të rezistencës, veprimit politik dhe të angazhimit me besim të thellë se kjo ideologji e mbron familjen e Republikën dhe me besim në Zot ne kemi arritur këtu ku jemi sot. LDK në Gjilan sot është krenare që shënon 29 vjet të ecjes së saj. LDK është partia më e vjetër, më e organizuar, më e strukturuar dhe partia e vetme që këtij vendi i dha formë, besim e shpresë se Republika jonë mundet dhe duhet të zhvillohet për t’u bërë e barabartë me të gjithë të tjerat”, ka thënë kryetari Haziri, duke vazhduar fjalimin në superlativ për Ibrahim Rugovën.

“I falemi njeriut, i cili këtë Republikë e themeloi si kompromis të dhimbshëm dhe të vetëm në Ballkan për t’i pushuar gjakrat e luftës. I falemi njeriut që në kohën e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, në vend të armëve thirri për paqe. I falemi njeriut që e udhëhoqi një popull dhe e shpëtoi nga një masakër dhe një varr kolektiv të organizuar, por që në fund rezultoi me atë që besojmë dhe e themi – u lind për të shkaktuar procese të mëdha, por për të realizuar ëndrrën e vetë. I falemi dr. Ibrahim Rugovës”, tha Haziri.

Haziri me këtë rast ka adresuar kritika të mëdha për qeverinë aktuale, duke thënë se në emër të vendimeve të mëdha, Kosovës po i sjellin vendime të këqija.

“Kjo familje politike e Ibrahim Rugovës, këtij vendi, përveç që ia dha identitetin e një Republike dhe një populli që tashmë udhëheq dhe vendosë vetë, ia dha edhe demokracinë dhe në këtë demokraci fitojnë edhe rivalët tanë. Këta që po udhëheqin sot, kanë ardhur në emër të vendimeve të mëdha, por po sjellin vendime të këqija. Sot, Kosova po vazhdon të vuaj nga vendimet e këqija. Kosova sot po e përjeton presionin e miqve më të mëdhenj tanë, e që u deshën dekada të tëra që Ibrahim Rugova dhe mijëra shqiptarë në Evropë e Amerikë ta ndërtojnë këtë miqësi. Ka ardhur koha që këtyre ‘të vendimeve të mëdha’ t’iu tregohet që në këtë vend jetohet për vendime të drejta, të vogla dhe të përditshme”, u shpreh Haziri.

Në fund, kryetar Haziri ka kërkuar që të respektohet platforma e akademik Isa Mustafës dhe e kryesisë, pas shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake, në mënyrë që të tjerët të marrin mësim dhe model i zhvillimit të demokracisë.

“Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, për t’iu ofruar atyre, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë, zgjedhje ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut, zgjedhje ku gratë vendosin e burrat implementojnë, zgjedhje ku të rinjtë kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë. LDK’së i duhet unitet e marrëveshje për ta ruajtur këtë familje të madhe politike e cila është e vetmja shpresë për integrime euro-atlantike. Unë e falënderoj shumë dhe më vjen keq që nuk e kemi në mesin tonë për shkaqe shëndetësore kryetarin tonë, Isa Mustafa. E falënderoj ish kryetarin Fatmir Sejdiu dhe ish kryetarët e Kuvendit, Nexhat Daci e Kolë Berisha. Koha për ndryshime po vjen. 30-vjetorin do ta festojmë me LDK në qeveri dhe shumicë në Kuvend. Urime”, ka theksuar Haziri.

Këtë përvjetor e ka përshëndetur edhe kryetari i LDK’së, akademik Isa Mustafa, i cili përmes një telegrami të urimit, ka thënë se “në përvjetorët tanë zakonisht jemi bashkë. Edhe kësaj radhe jemi bashkë, por jo fizikisht. Jam me ju sepse i gëzohem sukseseve që po arrin Gjilani i drejtuar nga ju”.

Në emër të kryesisë qendrore dhe të degëve në Anamoravë, ka folur Sokol Haliti, i cili ka thënë se këtë parti në Gjilan dhe Kosovë e ka themeluar ajka e mendimit intelektual dhe politik në krye Ibrahim Rugovën.

“LDK në Gjilan dhe Anamoravë është më e forta. LDK këtu dhe në nviel vendi do të vazhdojë të jetë unike përgjithmonë dhe vazhdimësia do të bartet tek brezat që po vijnë. Për të rinjtë dhe të rejat, LDK’në do ta hapim edhe më shumë. LDK e Gjilanit është shembull në këtë aspekt dhe ju komplimentoj z. Haziri, kryesinë e degës dhe forumet, pasi që keni arritur ta konsolidoni dhe ta mbani aktivitetin për këto 29 vite. Besojmë dhe shpresojmë që ajka e mendimit intelektual dhe politik do ta drejtoj anijen në rrugë të drejtë edhe në të ardhmen”, ka thënë Haliti.

Në këtë ngjarje kanë aderuar edhe 29 të rinj si simbolikë e 29-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Gjilan.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haziri nga Gjilani kritikon Qeverinë aktuale e thotë se “LDK i dha Republikës formë, besim dhe shpresë”

Haziri nga Gjilani kritikon Qeverinë aktuale e thotë se “LDK i dha Republikës formë, besim dhe shpresë”

Kryministri kanadez: Ne të gjithë duhet të ballafaqohemi me islamofobinë

Kryministri kanadez: Ne të gjithë duhet të ballafaqohemi me islamofobinë

LDK-ja dhe Vetëvendosja e çojnë në Kushtetuese Ligjin për Dialogun

LDK-ja dhe Vetëvendosja e çojnë në Kushtetuese Ligjin për Dialogun

Komandanti i KFOR-it Gjenaral  Lorenco D`ADARIO me bashkëpunëtor sotë kanë vizituar drejtorin Rajonale të policisë së Kosovës në Gjilan

Komandanti i KFOR-it Gjenaral Lorenco D`ADARIO me bashkëpunëtor sotë kanë vizituar drejtorin Rajonale të policisë së Kosovës në Gjilan

MZHE ndan 290 mijë euro për sektorin e arsimit në Gjakovë

MZHE ndan 290 mijë euro për sektorin e arsimit në Gjakovë

Zvicra do të vazhdoj të mbështesë BQK-në

Zvicra do të vazhdoj të mbështesë BQK-në

Tahiri për vrasjen e Ivanoqviqit: Vuçiq urdhërdhënësi, Radojçiqi ekzekutuesi

Tahiri për vrasjen e Ivanoqviqit: Vuçiq urdhërdhënësi, Radojçiqi ekzekutuesi

25 punonjës të IPK-së u trajnuan dhe u certifikuan nga agjentë special të FBI-së

25 punonjës të IPK-së u trajnuan dhe u certifikuan nga agjentë special të FBI-së

Hamza i ofroj përkrahje të fuqishme ATK-së dhe drejtorit Murtezaj për realizimin e objektivave

Hamza i ofroj përkrahje të fuqishme ATK-së dhe drejtorit Murtezaj për realizimin e objektivave

Shkup: Dënohen me 211 vjet burgim të akuzuarit për dhunën në Kuvend

Shkup: Dënohen me 211 vjet burgim të akuzuarit për dhunën në Kuvend

Pesë vjet burg për personin që pranoi se ka ndihmuar grabitësin në Istog, ku u vra polici Izet Demaj

Pesë vjet burg për personin që pranoi se ka ndihmuar grabitësin në Istog, ku u vra polici Izet Demaj

U kërkohet mediave të heqin videot e sulmit në Zelandë të Re

U kërkohet mediave të heqin videot e sulmit në Zelandë të Re

Filloi puna në zgjerimin e Dollc-Gjakovës

Filloi puna në zgjerimin e Dollc-Gjakovës

MPJ : Nuk ka kosovarë të prekur nga sulmi terrorist në Zelandë të Re

MPJ : Nuk ka kosovarë të prekur nga sulmi terrorist në Zelandë të Re

Merkel: Jam e pikëlluar tek vritën njerëz që në mënyrë paqësore po faleshin në xhami

Merkel: Jam e pikëlluar tek vritën njerëz që në mënyrë paqësore po faleshin në xhami

Veseli për marrëdhëniet Kosovë-Japoni: Miqësia e vërtetë nuk njeh distanca gjeografike

Veseli për marrëdhëniet Kosovë-Japoni: Miqësia e vërtetë nuk njeh distanca gjeografike