Haziri: Marrëveshjet e Brukselit nuk janë në dëm të Kosovës (Video)

E publikuar: 01/09/2015 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri thotë se marrëveshjet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë të arritura në Bruksel nuk janë në dëm të Kosovës. Por thotë se e keqja e tyre, është se mund të interpretohen në mënyra të ndryshme në Prishtinë dhe Beograd.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se nga Brukseli ku Kosova nënshkroi së fundi disa marrëveshje me Serbinë, vendi fitoi pikë së pari, nisjen e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të saj.

“Marrëveshja nuk është në dëm të Kosovës, por nuk i ka zgjidhë problemet e Kosovës. Vetëm sa i ka kornizue, i ka betonue problemet e veriut, mirëpo i ka kthye ata me fytyrë kah Prishtina, sepse veriu ka qenë i kthyem më fytyre kah Beogradi”, tha Haziri.

Tha se marrëveshjet mund të kenë probleme në zbatim, duke kujtuar të kaluarën e çështjeve të ngjashme.

Sipas Hazirit qysh tani Serbia në mënyrë indirekte ka hyrë në negociata me Kosovën, gjë të cilën ai e sheh si pozitive.

https://www.youtube.com/watch?v=5zHB2ips5iA