Haziri: Lajm i mirë, nga 33 mostrat nga Gjilani, që të gjitha kanë rezultuar negativë me Koronavirus

E publikuar: 27/03/2020 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë një reagim pozitiv sa i përket testeve që janë bërë rreth të dyshuarëve të infekruar me virusin Covid-19, të ekipit shëndetësor dhe qytetarëve të Zhegrës, të kësaj komune.

Në një shkrim të tij në FB, Haziri ka shkruar se nga testet e 33 mostrave të qytetarëve dhe ekipit mjekësor, kanë dalur negativ dhe nuk janë të infektuar me Koronavirus.

Poashtu, Haziri ka shprehur uratat e tij për 13 anëtarët Shaqiri nga Vrapçiqi, që sa më shpejtë të shërohen.

Reagimi i plotë i Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri

Lajm i mirë për Gjilanin.

Sot, nga 33 mostrat nga Gjilani, që përfshinë ekipin shëndetësor dhe qytetarët e Zhegrës e Vrapçiqit, që të gjithë kanë rezultuat negativë me Covid-19.

Lajmi tjetër i mirë mirë është se edhe A.H. nga Zhegra që para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv, nga testi i sotëm ka dalë negativ dhe llogaritet i shëruar.

Falë angazhimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Gjilan dhe Komitetit për mbrojte dhe shpëtim të Gjilanit, është arritur ky rezultat.

Vazhdojmë me shtrëngim të masave dhe lojalitetin në respektim të vendimeve, në luftë me të panjohurën.

Faleminderit të gjithëve për angazhimin. E lusim Zotin që 13 anëtarët Shaqiri nga Vrapçiqi sa më shpejtë të shërohen.