Haziri ia kujton Veselit kur kishte rrëzuar Isa Mustafën dhe kishte thënë se duhet “vra e largu LDK’në nga Kosova”

E publikuar: 30/06/2018 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njeriu kryesor i LDK, Lutfi Haziri po ia kujton Kryetarit të PDK, Kadri Veseli disa fjalë të rënda që kishte thënë për Partinë e Isa Mustafës.
Sipas Hazirit, Veseli kishte mbajtur një takim para interpelancës ku ishte vendosur rrazimi i LDK’së.

Haziri ka thënë se Luli, nofka e luftës së Kadri Veselit, se duhet ta mbajë në mend atë takim. Ka thënë se LDK’në s’mund ta vërajnë e largojnë prej Kosovës.

“PS. ‘Lul’, mos e harro takimin e fundit para interpelancës kur pate vendosë me e rrxu LDK’në, por jo me ‘vra’ e largu prej Kosovës. Mbaje mend!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Këto komente i ka bërë në një tekst ku ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë për shkak të dështimeve në rrugën e liberalizimit te vizave dhe dialogut me Serbinë.

“Atëherë, këto parti në pushtet duhet të dorëhiqen e të hapin rrugë për procese zgjedhore demokratike, në mënyrë që forcat e reja politike të garantojnë procese të suksesshme. Edhe për të parën, edhe për të dytën”, ka thënë ai.